2018, Gjykatat s’japin më pafajësi – Fajtorë 1218, pa faj vetëm 46, Daci: Shkak frika nga Vetting-u

Hënë, 15 October 2018 16:44

Frika e Vetting-ut po i bën gjyqtarët të ulin në mënyrë drastike vendimet me pafajësi të të pandehurve. SCAN ka zbardhur të dhënat e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, sipas të cilave rezulton se nga 1 janari deri më 15 tetor 2018, vendimet ndaj të pandehurve për çështjeje penale dominohen tërësisht nga verdiktet e fajësisë.

Për këtë periudhë gjyqtarët e kësaj Gjykate kanë dhënë 1218 vendime fajësie dhe vetëm 46 të pandehur kanë fituar pafajësinë, ose, 96.5% e të pandehurve fajtorë, dhe vetëm 3.5% tyre të pafajshëm.

Fenomeni konfirmohet nga ekspertët e drejtësisë. Avokati dhe studiuesi Jordan Daci, thotë në një intervistë për SCAN, se frika e Vetting-ut i ka nxitur gjyqtarët të mos japin më vendime pafajësie, gjë që mund t’u hapte telashe gjatë vlerësimit të punës nga komisionet e rivlerësimit.

Daci thotë se një kushtëzim i tillë mund të ketë efekte mjaft negative në cilësinë e drejtësisë që u jepet personave të përfshirë në procese penale.

Video

Login to post comments