“Gjysmëpaketa” e makinave të vjetra – Ekspertët: Të shoqërohet me inciativa dhe masa shtesë për ndotjen

Hënë, 15 October 2018 16:51

Qeveria shqiptare do të ndalojë importin e automjeteve të prodhuara para 10 vitesh, por ekspertët thonë se ai duhet të shoqërohet me një paketë lehtësuese, për të mos penalizuar ato familje që duan të blejnë një makinë.

Ekspertët janë skeptikë edhe për efektet që zbatimi i këtij vendimi do të sjellë në reduktimin e ndotjes, pasi janë shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë drejtim.

Kufizimi i importit të makinave të vjetra pritet të ketë efekte negative për të gjithë bizneset që operojnë në këtë treg, ndërkohë që të privilegjuarit do të jenë koncesionarët që do të rrisin shitjet e tyre.

Ndryshimet që do të pësojë tregu i automjeteve diskutohen edhe nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, sipas së cilës për vitin 2017 dhe 2 muajt e parë të vitit 2018, rreth 81% e automjeteve të regjistruara në vendin tonë janë të prodhuara para vitit 2009, ndërkohë që vetëm 19% e tyre janë prodhuar në 10 vitet e fundit.

Login to post comments