Albert Veliu, i njohur edhe si “Babalja” në çështjen e audio-përgjimit të pretenduar të vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ka rrëfyer sot kush është personi që në video përmendet si “Taulanti”.
Gjatë intervistës, Veliu është shprehur se personi që përmendet në audio-përgjim, “Taulanti” nga Fredi Alizoti është një njeri që ka lidhje me të gjithë ‘kingat’ e Shqipërisë, siç e ka quajtur ai.
“Taulanti është i lidhur me gjithë ‘kingat’ e Shqipërisë. Ka marrëdhënie me gjithë ‘kingat’ e Shqipërisë. Nuk dua të flasë për asnjë politikan (gazetarja i përmend deputetin Tulant Balla) dua të mbrojë familjen time”, ka thënë Albert Veliu, i njohur si “Babalja”.
Taulanti është ai i famshmi, i njohur për lidhjet e tij me të fortët në gjithë Shqipërinë. Është ai që i ka mbetur në gojë ‘Babalja..., Babalja’”, u shpreh Albert Veliu.