Më pak interesim të treguar për ekzaminim e kancerit të gjirit. Në Kukës shifrat japin alarmin.
Nga 100 gra që bënë mamografinë këtë muaj, 17 prej tyre dyshohen të prekura. Agron Geca, mjek ekzaminues për eko dhe mamografi thotë se në spitalin rajonal të Kukësit ka nisur interesimi i grave dhe vajzave për tu ekzaminuar.
Agron Geca, mjek, Kukës: “Kohët e fundit është shtuar numri i ekzaminimeve.”
Rastet në fjale mund të mos jenë të sakta, pasi përfundimi i rezultateve përcaktuese arrihet vetëm pas biopsisë që realizohet në QSUT.