Minimumi jetik peng i pingpongut mes institucioneve, s’ka studim nga 2001

Tuesday, 16 October 2018 07:07

Shqipëria nuk ka një studim të plotë që përcakton minimumin jetik që nga viti 2001 duke mbetur peng i disa dokumenteve të miratuara nga njëri institucion tek tjetri por asnjëherë të miratuar përfundimisht me vendim qeverie. Një auditim i departamentit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit me fokus tek varfëria dhe efekti i politikave në zbutje të saj nxjerr në pah pikërisht këtë problem. Duke bërë lidhjen e përcaktimit të minimumit jetik dhe skemës së ndihmës ekonomike KLSH ka kërkuar që të merren masa për të kryer një studim që do të prodhojë një shifër zyrtare për të ardhurat minimale që i duhen një personi për të plotësuar nevojat bazë.

Studimi i fundit që ka prodhuar një shifër të tillë është zhvilluar rreth 17 vite më parë ku Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale nxori si shifër të minimumit jetik vlerën 7975 lekë. Por kjo shifër nuk u konkretizua asnjëherë në ndonjë akt ligjor apo nënligjor. Vetë INSTAT sipas KLSH ka nxjerrë në disa studime kufirin e llogarisë në vitet 2002, 2005, 2008 dhe 2012 të cilat rezultojnë respektivisht në 4,891 lekë, 5,272 lekë, 5,722 lekë dhe 6,407 lekë.

Tentativa e fundit për llogaritjen e minimumit jetik u bë nga Avokati i Popullit në vitin 2016 kur vlera e nxjerrë nga studimi ishte 16 mijë lekë. Edhe kjo shifër nuk u përfshi kurrë ndonjë akt nënligjor duke lënë sërish termin minimum jetik pa një vlerë.

Mungesa e një termi të tillë të përcaktuar sipas auditimit të KLSH ka prekur thellësisht nivelin e jetesës së familjeve në ndihmë ekonomike. Pikërisht minimumi jetik duhet të jetë bazë për llogaritjen e shumë aspekteve përfshi ndihmën ekonomike dhe mospasja e një shifre të përditësuar bën që vlera që u kalon këtyre familjeve nuk është e saktë.

Mbi këtë bazë KLSH ka kërkuar që institucionet të angazhohen për nisjen e një studimi që do të nxjerrë minimumin jetik zyrtar por duket se nuk ka gjetur gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e cila ka refuzuar duke thënë se përgjegjësia për këtë studim shkon përtej këtij institucioni.

KLSH ka marrë në analizë edhe skemën e ndihmës ekonomike në vetvete dhe nëse daljet nga kjo skemë dhe ri integrimi në tregun e punës kanë qenë si efekt i politikave të qeverisë. Në fakt KLSH nënvizon se nga viti 2013 në vitin 2014 ka dalje të një numri të konsiderueshëm familjesh nga skema por kjo nuk ka qenë si efekt i politikave të suksesshme por thjesht si dalje nga kjo skemë e rasteve abuzive që kishin hyrë me pa të drejtë në këtë skemë.

“Mungesa e një programi të miratuar nga Këshilli i Ministrave për shënjestrimin në mënyrë specifike të punëkërkuesve të papunë përfitues të ndihmës ekonomike ka cënuar efektivitetin e programeve të nxitjes së punësimit gjë e cila reflektohet edhe tek numri i ulët i individëve të punësuar që kane qenë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike gjatë viteve 2014-2017. Kjo kategori paraqet nevojën për trajtim specifik nga programet e punësimit për shkak një pjesë e madhe e punëkërkuesve të saj nuk kanë arsim të mjaftueshëm ose nuk janë në gjendje të punojnë” thekson KLSH.

Në këto kushte ky institucion ka kërkuar nga ministria që të vihet një theks më i madh në kuadër të nxitjes së punësimit që do të ketë në fokus vetëm përfituesit e ndihmës ekonomike dhe rritjen e mundësive të tyre për punësim.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...