Gjermanët: Bukuria sekrete e kontinentit europian është Shqipëria

Tuesday, 16 October 2018 07:09

Ne bëhemi më të guximshëm! Këtë vit udhëtimi tonë zhvendoset drejt Shqipërisë. Po, po, drejt vendit të shqiptarëve.

Kështu e nis artikullin media e njohur bavareze nordbayern.de.

I dyti artikull brenda javës, pas një reportazhi të një tjetër media gjermane, atë të Die Ëelt, shkrimi nis me një titull të fortë, ku gazetarët e fushës së turizmit pohojnë se Shqipëria, është padyshim bukuria sekrete e kontinentit Europian.

“ Me të gjithë egërsinë, pasurinë e saj kulturore pjesë të Trashëgimive botërore, bregdetin e mahnitshëm, alpet e thepisura dhe qytetet me arkitekturë greke, osmane dhe veneciane. Shqipëria është aventura e fundit e Europës. Bukuria sekrete e kontinentit europian”- thuhet në artikull.

Në industrinë e turizmit, vendi konsiderohet kryesisht si vend me turistë të brendshëm, por citon media bavareze, kjo nuk do të jetë e tillë për shumë gjatë.

“Duam të jemi të ndershëm. Natyrisht, ne nuk do të kishim ardhur në Shqipëri, nëse fati nuk na kishte futur në një libër udhërrëfyes që duket se është shpikur për ne.”- shkruajnë NordBayern.
Jörg Dauscher, gazetari dhe publicisti i “Die Ëelt”, i lindur në Ëeißenburgen, i cili ka studiuar në Universitetin e Tiranës gjatë kohës kur punonte në Institutin Goethe në Shqipëri. Mes tjerash ai ka shkruar edhe dy libra mbi Shqipërinë, ku shqipëtarët i paraqet mikpritës dhe dashamirës.

Dauscher flet me keqardhje për Shqipërinë për aq pak sa njihet, gjithashtu plot humor dhe dashuri për njerëzit atje. Flet gjithashtu rreth bukurisë befasuese të zonave të shkreta të fundit të Evropës. Por edhe për përzemërsinë e popullit, për festat e shumta të fshatit ose për festat tradicionale të mbrëmjes së vendasve nëpër qytete të vjetra.
Së bashku me të punon edhe miku shqiptar Mendu Zavalani, të cilët kanë përpiluar një udhëtim për grupe deri në njëzet veta të cilët do vizitojnë tokën shqiptare nga veriu në jug: Luginën e Valbonës, rivierën shqiptare, Beratin, Gjirokastrën, bunkerët e Enver Hoxhës dhe shumë objekte tjera historike. Interesim për këtë udhëtim shfaqin tepër gjermanë, por jo vetëm.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...