‘BalkanËeb’ siguron bisedën e përgjimit ambjental mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Përgjimi ambjental mes të rinjve është kryer në Prokurorinë e Krujës, në datën 29 shtator, ndërsa dy të rinjtë janë regjistruar për rreth 2 orë e 30 minuta. Biseda mes të rinjve është regjistruar një ditë para arrestimit të djalit të deputetit të PS, fillimisht prokurorja Mirela Kapo ka pyetur në seanca të ndara dy protagonistët Xhisiela Malokun dhe Rexhep Rrajën ndërsa më pas ka bërë ballafaqimin e tyre.
Në bisedë Xhisiela thotë në prani të ish-të dashurit të saj se i ka thënë prokurores së nuk do të flasë për dhunën pasi nuk është në gjendje.
Xhisiela: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.
Rraja: Ku do t’flasësh?
Xhisiela: N’Tiranë
Rraja: Po a e kena lanë që këna shpresat matanë, mos me u humb shpresat.
Ndërsa në vijim zbulohet se lidhja mes të rinjve duket se nuk e ka pëlqimin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili i ka thënë djalit të tij se do e bëjë lanet të birin nëse shkon pas 25 vjecares.
Edhe në këtë bisedë dy të rinjtë duket se janë treguar të kujdesshëm, pasi shpesh duket të flasin të rezervuar, apo edhe me kode me njeri tjetrin.
Referuar bisedës, 25-vjecarja insiston tek ish-i dashuri i saj Rexhep Rraja se para prokurores ka është shprehur se i qëndron deklarimit të dhënë me vullnetin e saj dhe se nuk e ka detyruar kush.
Si pjesë e bisedës mes tyre, Xhisiela i thotë ish të dashurit, se kanë ushtruar dhunë ndaj njeri tjetrit disa here, ndërsa i riu i thotë se pistoletë nuk ka përdorur ndonjëherë ndaj saj.
Xhisiela: Jena rraf 100 here sa jena rraf ne?! Edhe unë t’kam rraf një herë ta dish! Do t’denoncosh?
Rraja: Pistolete nuk kam përdor ndonjëherë ndaj m’vje inat.