Një shqiptare, banuese në Grossetto dhe rezidente në Itali që më 2003, është përzënë nga shteti fqinjë me akuzën e terrorizmit.
Arta Kacabuni, e njohur edhe si Anila, 44 vjeç, kishte për detyrë të bindte gra të tjera të përqafonin ISIS e të shkonin në Siri për të luftuar kundër të pabesëve.
Në të shkuarën, Kacabuni ka qenë e dënuar nga gjykata e Milanos për pjesëmarrje në organizata me synime terroriste.