Në një kohë që qeset e holla plastike të prodhuara në Shqipëri janë ndaluar me ligj ato të vendeve të huaja, kryesisht nga Serbia, vazhdojnë të tregtohen duke u bërë shkak jo vetëm për ndotjen por edhe për falimentimin e prodhuesve të plastikës.
Punonjës të kompanive kërkojnë inspektime nga inspektoratet përkatëse për të eliminuar ndërhyrjet e paligjshme.
Por pavarësisht pretendimeve të prodhuesve tregtarët tregojnë se janë duke zbatuar ligjin
Për inspektoren Amantia Fejzolli inspektimet vazhdojnë dhe do kalojnë në tregje menjëherë pas kompanive prodhuese.
Deri më tani inspektorati mjedisor ka marrë masë më gjobë deri në 1 milion lekë për tre kompani, dy prej të cilave kanë marrë dhe masë plotësuese për pezullim aktiviteti pasi kanë funksionuar pa leje mjedisore.