Tregu i makinave në Europë, bien shitjet me 24% gjatë shtatorit prej rregullave të reja të ndotjes

E mërkurë, 17 October 2018 17:35

Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Europian kanë rënë ndjeshëm në Shtator, ndërkohë që janë prezantuar rregullat e reja për emetimin e ndotjes.

Regjistrimet e makinave të reja, tregues i shitjes, ranë me 24% në të gjithë Bashkimin Europian me bazë vjetore, në 1.09 milionë makina, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Makinave në Bruksel.

Duke përfshirë edhe vendet e Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), regjistrimet ranë në 1.12 milionë, nga 1.47 automjete të shitura në Shtator 2017.

“Kjo nuk është një surprizë, ndërkohë që prezantimi i rregullave të reja të testimit në fillim të Shtatorit, shkaktoi një shitje gjigante të makinave në muajin Gusht”, deklaroi organizata në Bruksel. Prodhuesit europian ofruan zbritje të mëdha për makinat që nuk përputhen me rregullat e ndotjes që u bënë efektive në Shtator.

Shitjet e Volkswagen ranë me 48% në Shtator, ndërsa kërkesa për Daimler dhe BMË, ra me 12 % dhe 8.6% në mënyrë respektive. Fiat Chrysler pati rënie të shitjeve me 32%, ndërsa Renault dhe Peugeot, pësuan rënie me 27% dhe 7.7% në mënyrë respektive.

Ndër vendet pjesëtare, shitjet ranë me 31% në Gjermani, që është tregu më i madh, ndjekur nga rënia me 25% në Itali. Në 9 muajt e parë të vitit 2018, regjistrimet e makinave të reja u rritën me 2.5%, në 11.95 milionë automjete.

 

Login to post comments