Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kinë/ Rënie drastike e eksporteve me 77%

E mërkurë, 17 October 2018 17:39

Shkëmbimet tregtare Shqipëri –Kinë kanë pasur luhatje tej mase të mëdha në krahasim me vitin e kaluar për sa i përket eksporteve të cilat kanë pësuar një rënie prej 77.8%.

Sipas të dhënave nga INSTAT, eksportet për periudhën shtator 2018 janë 243 milionë lekë në krahasim me 1.094 miliardë lekë në shtator të 2017. Pra, janë ulur me 851 milionë lekë. Importet nga ana tjetër, këtë shtator janë 4.283 miliardë lekë në krahasim më 3.959 miliardë lekë në shtator 2017. Pra, kanë pësuar një rritje prej 324 milionë lekë ose 8.2 %.

Për sa i përket importeve sipas grup-mallrave konstatohet një rritje në mallrat si: “Ushqim, pije duhan, Lëkurë dhe artikuj prej lëkure, Prodhime druri dhe letre, Materiale ndërtimi metale dhe Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe një ulje në mallrat si : Minerale, lëndë djegëse, Produkte kimike dhe plastike, Prodhime druri dhe letre dhe Tekstile dhe këpucë” .

Vihet re një rënie shumë e madhe e eksporteve dhe një rritje në importe.

Login to post comments