Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilit ishin shpallur në kërkim. Po ashtu në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim, janë verifikuar dhe kontrolluar 129 persona dhe 77 mjete.
Në bashkëpunim me Interpol Tirana u arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Italisë Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, Kavajë.
"Gjykata e Milanos ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Shkelje e ligjit mbi drogërat”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 20 vite burg", sqaron policia.
Po gjatë kontrolleve të ushtruara u kap shtetasi në kërkim Besim Zika, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale”.
Ndërsa një 23 vjeçar, i identifikuar si Klandio Metra u arrestua për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Politia thot se kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Tiranë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.