Një lokal u përfshi nga flakët në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën e “Kavajës” dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas policisë dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. “Më datë 17. 10. 2018, në rrugën e ‘Kavajës’, në një lokal ka rënë zjarr, ku ka pasur vetëm dëme materiale. Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.