Policia e Elbasanit vuri në pranga një 37-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia njofton se Elton Kila akuzohet për disa vepra penale, mes tyre pjesëmarrje në një organizatë kriminale, trafik droge, mashtrim dhe kallëzim të rremë.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në territorin e Qarkut Elbasan, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Si rezultat i kontrolleve policia e Elbasanit kap dhe ndalon një shtetas të kërkuar.
Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin:
• Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen "Qemal Stafa" Elbasan.
Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urëdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.