Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është thirrur sot për të dëshmuar në prokurorinë e Tiranës lidhur me çështjen ‘Xhisiela’. Emri i Bushit u lakua nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, si një nga zyrtarët që ndikoi që çështja në fjalë të mos bëhej publike, pasi pas denoncimit të Xhisiela Malokut fshihej djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.