Te tjera detaje pas zbulimit në Shkodër të një mjeti fuoristradë, qe kishte dalë nga rruga, pasi ishte sulmuar me breshëri automatike.
Brenda mjetit me targë të falsifikuar janë gjetur vetëm gjurmë gjaku, por Policia nuk ka të dhëna për fatin e personit që ka qenë shënjestër e këtij atentati.
Ngjarja që dyshohet të ketë ndodhur natën e 14 tetorit, është zbuluar mëngjesin e 15 tetorit, kur blutë e Shkodrës janë sinjalizuar nga banorë të zonës.
Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se nga verifikimi i kryer nuk rezulton që në Spitalin e Shkodrës të ketë shkruar ndonjë person i plagosur për ndihmë mjekësore.
Kjo ka përforcuar dyshimin se personi mund të jetë vrarë dhe më pas i kanë zhdukur edhe trupin.