Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në kuadër të punës për kapjen e personave që shkelin ligjin finalizuan me sukses Operacionin e koduar "Gostencka", u bë arrestimi në flagrancë i tre personave...
1 - Hyda Vila, 26 vjeç, banues në Gostenck, Skrapar.
2 - Erineo Lalo, 26 vjeç, banues në lagjen "Kombinat", Tiranë.
3 - Artur Guri, 44 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke transportuar me një kamion tip 'Benz' 7080 litra naftë të cilën dyshohet se e kanë vjedhur në kantierët e një firme gazsjellësi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
1 - 7080 litra naftë.
2 - Një mjet kamion, i markës 'Mercedes Benz'.
3 - Një mjet fuoristradë i markës 'Range Rover'.
4 - 6 aparate telefoni celular.
5 - 225.100 lekë (të reja).
6 - 450 euro.
Strukturat e DVP Berat po punojnë intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet të jenë të implikuar dhe persona të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, "Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën" parashikuar nga nenet 134/3, 25 dhe 135 të Kodit Penal.