170 raste të rënda mashtrimi në gjykatën e Tiranës, fatura disa milionë euro

E Enjte, 18 October 2018 16:40

Fenomeni i mashtrimit për të përfituar para ka kthyer në viktima me qindra persona. 170 raste janë duke u trajtuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa janë shumë herë më tepër rastet kur viktimat kërkojnë ta gjejnë vetë zgjidhjen.

Rasti i mashtruesit serial ishte edhe ai i Klodian Cirunës, i cili krijoi një skemë dhe grabiti 800 mijë euro.

Klodian Ciruna është nga të denoncuarit më të fundit për mashtrim me pasoja të rënda. Ciruna dyshohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit mbi 800 mijë euro.

Skema e tij e mashtrimit, duke premtuar leje ndërtimi në këmbim të shumave të majme disa qindra mijëra euro, mund të vazhdonte nëse Ciruna nuk do të përdorte në skemën e tij të mashtrimit emrat e drejtuesve të lartë të bashkisë së Tiranës, apo vëllait të kryeministrit.

Por ky është vetëm një nga qindra rastet e mashtrimit që janë denoncuar, duke e kthyer këtë krim në një fenomen shqetësues. Rastet e mashtrimit po hyjnë në grupin e veprave penale me shifra më të larta që janë regjistruar.

Nga janari i këtij viti e deri më tani vetëm në Gjykatën e Tiranës janë mbi 170 çështje penale për veprën penale të mashtrimit dëmi ekonomik i të cilave shkon në disa milionë euro.

Por ky fenomen përveç pasojave që vijnë nga ana ligjore ka pasoja akoma edhe më të rënda në jetën sociale dhe familjeve të viktimave të këtij fenomeni.

“Jeta e një njeriu të tille ndryshon tërësisht. Ai ndryshon mënyrën e jetesës dhe të sjellurit, fillojnë bëhen nervozë dhe agresivë me familjarët dhe të afërmit e tyre dhe shpesh herë kthehen në Gjykatë si të burgosur dhe të akuzuar për dhunë.

Por ka edhe raste më të rënda, sidomos tek moshat e dyta dhe të treta kur shkohet deri në humbjen e jetës”, shprehet Lindita Hoxha, psikologe.

Sipas juristëve, rastet e denoncuara janë shumë herë më pak se numri i vërtetë i mashtrimeve që ndodhin, pasi një pjesë e mirë tentojnë t’i zgjidhin privatisht, duke u bërë protagonist të ngjarjeve të tjera kriminale.

Ndërsa në rastin më të mirë për ato që disponojnë ndonjë dokument noterial i drejtohen me padi civile gjykatës. /TCh

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...