Një aksident i rëndë ka ndodhur në një fabrikë çimentoje në Elbasan, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur për shkak se e ka zënë një masiv çimentoje.
Mësohet se viktima është zënë poshtë nga një masiv prej 200 ton çimentoje, dhe ka qenë e vështirë nxjerrja e tij prej aty. Viktima është identifikuar si Musa Sula, ndërsa personi që ka mbetur i plagosur rëndë është Tomorr Mjekërrzaku.
Njoftimi paraprak i policisë:
Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi M.S., 56 vjeç,banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë, si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.