Një shqiptar u kap mat teksa shiste kokainë në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga kanë vënë një shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i cili tashmë ka përfunduar në burg.
Në momentin e arrestimit ai është gjetur me dozat e bëra gati për shitje dhe me 1 mije euro në xhep.
Shqiptari nuk e ka mohuar se çfarë bënte, madje ka treguar se nuk kishte shumë që kishte mbërritur në Itali.
“Me një ditë punë këtu, fitoj aq sa nuk i marr për një muaj në Shqipëri”- ka thënë shqiptari.
Ai ka treguar më tej se një dozë e shiste 60 euro dhe kishte klientë, të moshave nga 17 deri në 55 vjeç dhe me profesione të ndryshme, përfshirë edhe studentë.