Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap teksa transportonte mbi 73 kg marijuanë dhe mbi 2 kg hashash çokollatë.
Shqiptari ka dalë fare zbuluar, pasi as e kishte marrë mundimin ta maskonte drogën, por kishte mbushur plot pjesën e pasme të makinës.
Në automjetin e shqiptarit u gjetën dhe sekuestruan 55 pako me 73 kg 840 gram marijuanë dhe 19 pako me 2 kg 30 gram hashash te llojit “çokollatë”.
Nga policia greke u identifikua dhe u arrestua edhe pritësi i drogës në Kipseli, Athinë, një shqiptar 35-vjeç. U sekuestrua automjeti i transportit te drogës, i marrë me qira në Greqi dhe 5 telefona celularë.