Sherr me thikë mes dy adoleshentëve në Rrëshen, 17-vjeçari dërgohet në Tiranë

Premte, 19 October 2018 22:14

Një sherr me thikë midis dy adoleshentëve në Rrëshen ka rezultuar me pasoja për njërin prej tyre duke marrë plagë.

15-vjeçari A.L plagosi me thikë 17-vjeçarin K.B i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:50, në Rrëshen, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.L. 15 vjeç, banues në Rrëshen,dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K.B. 17 vjeç, banues në Rrubik, i cili ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale , ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments