39 –vjeçari i vendos flakën vetes në makinë

Saturday, 20 October 2018 08:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, në Korçë. Një 39-vjeçar është gjetur i gjetur i djegur në automjetinin e tij. Sipas policisë dyshohet se personi me inicialet Gj.B i ka vënë flakën vetes me lëndë djegës  (beznizë).

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.10.2018 rreth orës 23:56, në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, dyshohet se gjatë ecjes, ka marrë flakë mjeti tip “Benz” me targa AA 911 HJ.

Në vijim të informacionit paraprak datë 20.10.2018, ku në lagjen nr 1, u gjet i djegur mjeti tip “Benz”, me targa AA 911 HJ, në pronësi të shtetasit Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë informojmë se:

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht  mjeti si edhe ky i fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për “Shkaktim i vetvrasjes”.

Login to post comments