Si do të jetë moti ditën e sotme

Saturday, 20 October 2018 08:01

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta mbeten dominante deri në mesditë, kur vranësirat dendësohen në zonat malore, kryesisht veriore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojë me kthjellime dhe vranësira deri në orët e vona të natës, kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira në veri-verilindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme veri-qendër duke u luhatur nga 6-27°C.

Era do fryjë kryesisht mesatare, deri e fortë në mbrëmje në zonat Veriore me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Ndërkohë në det vijon dallgëzimi do të jetë 4 ballë.

Login to post comments