Aksidenti me pasojë vdekjen e një punëtori dhe plagosjen e një tjetri në fabrikën e çimentos në qytetin e Elbasanit ka çuar në arrestimet e dy prej drejtuesve të fabrikës.
Në prangat e policisë kanë rënë Gëzim Spaho, menaxher I departamentit të shpërndarjes dhe Gëzim Jaçellari, teknik ndërtimi.
Arrestimi është bërë me akuzën, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Edhe dy punonjës të tjerë të fabrikës janë proceduar në gjendje të lirë.