27-vjeçari nga Gramshi qëllon me armë në dasmë, i ndodh e papritura

Saturday, 20 October 2018 10:31

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qëlloi me armë në një ceremoni martesore në Gramsh.

"Fabjon Selami me datë 18.10.2018, në fshatin Gribë, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në dasmën e vajzës së shtetasit L.M., 59 vjeç,"-raporton policia.

Selami u arrestua për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese".

Ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Mos kallzim krimi" edhe shtetasi L.M.

Materialet Hetimore i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Modifikuar më Saturday, 20 October 2018 10:33
Login to post comments