4 mina për të shpëthyer me një buton, arrestohet një 28-vjeçar

Saturday, 20 October 2018 11:06

Një 28-vjeçar u arrestua nga Policia pasi ju zbuluan 4 mina të telekomanduara për shpërthim në distancë.

Gjatë kontrolleve të shumta që po zhvillohen në Shqipëri në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit" u godit një rast i trafikimit të minave me telekomandë.

Petraq Kotes, 28 vjeç, banues  në Tiranë, ju gjetën 4 mina në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë. Minat ishin të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se "vijon operacioni për identifikimin e personave të cilëve do tu shiteshin minat.

28-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Login to post comments