Telefonata e Stresit me grupin Bajri, Sali Lushaj: U kërkoi lekët e koncertit

Saturday, 20 October 2018 11:26

Sali Lushaj babai i këngëtarit Arkimed Lushaj i njohur nga të gjithë me ermin ‘Stresi’ ka reaguar sërish për raportimet që bëhen mbi arrestimin e djalit të tij.

Mediat kanë raportuar se në përgjimet e prokurorisë rezulton se Stresi ka kontaktuar në telefon me anëtarë të grupit Bajri, i goditur pak javë më parë në qytetin e Shkodrës.

Ndryshe nga sa deklarohet në media, Sali Lushaj shprehet me anë të një postimi në ‘Facebook’, se djali i tij ka kontaktuar me anëtarë të kësaj familje për të marrë pagesën që i takonte sa i përket performancës që ka zhvilluar në lokalin e tyre.

“Ata që janë të interesuar të shpifin, të shikojnë reklamën e lokalit atë natë”, shkruan Lushaj.

Stresi u arrestua nga policia pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas përgjimeve të publikuara në media, ai dyshohet se i ka kërkuar grupi Bajri ndihmë për t’u arratisur nga Shqipëria.

Login to post comments