Akademiku dhe profesori, Artan Fuga ka analizuar gjuhën e trupit si dhe deklaratat që bën shpeshherë Rama përballë gazetarëve në studiot e ndryshme televizive.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Fuga theksoi se Kryeministri mban një pozicion horizontal, aii cilëson se kjo është një shaka e cila i kalon limitet.
“Kryeministri ka bërë një llogari brenda kampit të tij. A mundet një njeri tjetër sipas tij të përballoj gazetarët? Siç duket jo. Kryeministri e ka marrë vet barrën. Ai vjen nga një botë e artit, e krijimtarisë dhe e shkrimit dhe mendon se mund ti përballoj vet në studio gazetarët. Atë gjithë të trupit. Unë mendoj se ai kërkon që të zhvishet, dhe e shoh si përpjekje të tij për tu vënë në një pozicion horizontal me gazetarët, dhe për ti lejuar që tu thotë gazetarëve dhe një sjellje të rëndë. Ka një intimidim, por të gjithë e dinë se pas atyre nuk ka asgjë. Janë fyerje në formën e një shakaje, që i kalon limitet.