×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Diana, gruaja shqiptare që jeton si burrë, blogeri i famshëm i bën një video spektakolare dhe ia prezanton mbarë botës

Saturday, 20 October 2018 18:20

Një histori fantastike realizuar nga blogeri arabo-izraelit Nuseri Yassin, një bloger që udhëton në mbarë botën e krijon video të përditshme 1 minutëshe në Facebook në faqen e tij Nas Daily.

Nga Shqipëria, blogeri ka zgjedhur të bëjë një video për t’ia prezantuar më pas gjithë botës. Në qendër është Diana, një burrneshë mjaft interesante që ka impresionuar jo vetëm blogerin por miliona ndjekës të tij.

“A e dini?! Në Ballkan dhe në rajonet e largëta të Shqipërisë, kishte shumë gra të guximshme që donin/ duhej të merrnin të njëjtat të drejta si burrat.
Por, për shkak se ishin gra, nuk mundën.
Kështu ato bënë betimin që të jetonin si një burrë dhe të bëheshin «Virgjëreshat e betuara». Fizikisht janë gra, por ndryshojnë plotësisht stilin e jetës së tyre duke jetuar si burra…

Kjo është historia magjepsëse e një prej atyre burrneshave të cilat sot kanë mbetur shumë pak nëpër botë.
Diana është absolutisht e mahnitshme të rrish me të. Ajo është karizmatike dhe e fortë. Kjo traditë po vdes. Gratë gjithnjë e më shumë po marrin të drejtat që meritojnë. Këtu, gratë nuk kanë më nevojë të jetojnë si burra për të pasur të drejta.
Por Diana është një rast i mirë për të na kujtuar trimërinë dhe punën e vështirë që kanë bërë gratë për të qenë të barabarta në këtë vend. E jashtëzakonshme! Absolutisht e pabesueshme!”, shkruan blogeri arabo izraelit.

NDIQNI VIDEON E DIANËS ose Lalit siç i thërrasin burrneshës tonë:

 

Modifikuar më Saturday, 20 October 2018 18:38

Video

Login to post comments