Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e sotme në malin e fshatit Vrijon të njësisë administrative në Nikël në rrethin e Krujës.
Zjarri ka rënë në një zonë që është me shkurre, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.
Për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikesja e Krujës dhe pse është në vendin e zjarrit nuk ndërhyn dot për të shuar apo lokalizuar flakët.
Deri më tani mësohet se janë djegur rreth 5 hektarë, ndërsa zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.