7 mijë fëmijë në arsimin parauniversitar në Shqipëri nuk shkojnë në shkollë si pasojë e kushteve të vështira ekonomike dhe mungesës së mbështetjes përmes investimeve në sektorin arsimor në vend.
Në kongresin e 7 të Sindikatave të pavarura të Arsimit në Shqipëri kreu i saj Nevruz Kaptelli kërkoi që qeveria ta ndryshojë këtë situatë duke investuar.
Buxheti për arsimin ende ngelet shumë i ulët pavarësisht kërkesës së sindikatës dhe opozitës dhe për ta bërë atë 5% të GDP nga 2.5 që është aktualisht. Për kryetaren e komisionit për edukimin dhe mjetet e informimit publik Albana Vokshi përpjekja për realizimin e kësaj kërkese do të vazhdojë.
Pagat e ulta, pamjaftueshmëria e kualifikimit të mësuesve por edhe mungesa e bashkëpunimit me ministrinë përgjegjëse, ishin disa nga problematikat që u trajtuan në këtë kongres ku të pranishëm ishin dhe 18 delegacione nga shtete të ndryshme të botës.