×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Arrestohet Redi Popesku, pronari i lokalit të masakrës në bllok

Diel, 21 October 2018 08:49

Policia ka arrestuar Redi Popeskun, pronarin e lokalit ku ndodhi masakra në Bllok më 4 tetor.

Ai është ndaluar mbrëmë në lokalin e tij.

Dyshohet se Popesku fshehu armën e Ervis Martinajt.

Më 4 tetor në lokalin e tij në Ish-Bllok, një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Dyshimet e grupit hetimor janë se, komando Merviol Bilo, vrau Fabiol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljo Haton.

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur Ervin Mata, Merviol Bilo dhe Fabio Allushi. Sherri u tha se ndodhi për këngëtaren e njohur Elvana Gjata.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e 04.10.2018 ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. H., dhe E. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës arrestuan për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, shtetasin :

– Redi Popescu, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

auto redi1540104491

Modifikuar më Diel, 21 October 2018 09:22
Login to post comments