Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme.
Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka.
Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij?
Duke qenë se është një produkt që konsumohet gjërë, nuk është menduar gjatë se në cilin vakt djathi ka potencialin e tij më të madh.
Sipas të dhënave të mbledhura nga AgroWeb.org, mëngjesi është vakti më i përshtatshëm ku trupi ynë përfiton më shumë nga vlerat e djathit të bardhë.
Më poshtë gjeni të listuar gjashtë arsyet përse djathi i bardhë duhet të konsumohet në mëngjes.
Është shumë i thjesht për t’u tretur
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, djathi i bardhë është produkti i bulmetit që organizmi ynë e tret më lehtë.
Falë strukturës së tij, enzimat e stomakut arrijnë ta shpërbëjnë shumë shpej dhe në të njëjtën kohë lehtësohet dhe përthihtja e mineraleve që ai përmban.
Një vlerë tjetër është se duke qenë se ka veti anti inflamatore, ai ndihmon shumë tretjen e të gjithë personave që janë intolerantë ndaj produkteve të bulmetit.
Ka përqindjen më të ulët të yndyrës
Djathi i bardhë ka 21 gramë yndyrë për çdo 100 gramë, duke e çuar këtë produkt në shkallën më të lartë të klasifikimit të ushqimeve mirëbërëse.
Nëse ky djathë konsumohet në mëngjes nga personat që kanë probleme me kolesterolin, ai ndihmon ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të përthithjes së yndyrës edhe gjatë ditës.
Një burim i mirë i proteinës
Përveç sasisë së konsiderueshme të kalciumit, djathi i bardhë përmban edhe proteina.
Të gjithë ekspertët dhe mjekët këshillojnë këdo, që mëngjesin ta pasurojnë me sa më shumë proteina. Nga njëra anë ato i japin organizmit tonë më shumë energji gjatë ditës, dhe nga an tjetër janë jetësore për shëndetin e muskujve.
Plot me vitamina
Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori.
Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja.
Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira.
Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë.
Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit. Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit.
Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.
Një probiotik fantastik
Djathi i bardhë është produkti ideal për shëndetin e aparatit tretës. Ai përmban një numër të lartë probiotikësh, të cilët ndikojnë në përmirësimin e funksioneve të stomakut por jo vetëm.
Ndihmon në shëndetin e kockave
Duke qenë se djathi i bardhë prodhohet nga qumështi i lopës, deles apo dhisë, është burimi më i mirë i kalciumit dhe kaliumit.
Nëse ai konsumohet në mëngjes, trupi përfiton nivelet e duhura të këtyre mineraleve./AgroWeb.org