Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet.
Nga njoftimet paraprake bëhet e ditur se autobusi i Kamzës ka dalë nga rruga tek “Kthesa e Kamzës” duke hipur mbi trotuar dhe duke u ndalur më pas fatmirësisht nga një mur.. Shkak është bërë një defekt teknik.
Autobusi ka marrë përpara babë e bir të cilët po ecnin në trotuar. Nga goditja është plagosur djali, i cili është transportuar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Për pasojë një shtetas është plagosur, për fat të mirë lehtësisht.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.