×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dhunon me sende të forta bashkëfshatarin, 54 vjeçari në luftë me vdekjen, i riu në pranga

Diel, 21 October 2018 10:30

Policia e Elbasanit vuri në pranga një 19 vjeçar, pasi ka dhunuar me sende të forta një 54 vjeçar në fshatin Katundi i Ri.

Andrea Bodurri, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan u arrestua nga forcat e policisë.

 "Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Katundi i Ri, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin F.H., 54 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri ,i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore", sqaron policia lokale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Paranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Login to post comments