Një punonjës I antidrogës ka denoncuar te ish-Kryeministri Berisha faktin se operacioni policor në Has është dekonspiruar.
Sipas tij, janë kapur vetëm rojet por jo bosët e vërtetë që janë biznesmenë, politikanë dhe deputetë.
Punonjësi I antidrogës që ka preferuar të mbetet anonym, deklaron se laboratory në Has ka 3 vjet që funksionon dhe për këtë kanë patur dijeni edhe autoritetet policore locale.
Ja mesazhi I publikuar nga ish-Kryeministri Berisha
Narkopolicia informoi boset e rrjetit te fabrikes se heroines ne Has!
Vodhi 160kg opium te paster me te cilin prodhoheshin 3.2 ton heroine!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr jam punanjes i antidroges nga lista prej 13 bosvedhe lejtenantve te ketij grupi,biznismene,politiksne,deputet etj nuk esht arrestuar asnjeri operacioni u dekonspirua plotesisht pa filluar ndaj u arrestuan vetem tre antaret e familjes Shuti qe punonin ne Fabrike dhe kishin detyre dhe ruajtjen e saja.
Ne fabrike jane gjetur 260 kg opium i paster por 160 kg u zhduken pa gjurme,po sqaroj ketu se me nje kg opium nxiren 20 kg heroine e zakonshme pra vetem me sasine e lendes se pare qe u gjende ne fabrike prodhoheshin 5200 kg heroine
Se fundi i nderuar Doktor fabrika në Has është ce 3 vjet dhe me dijeni te plote dhe nen kujdesin e shefit te komisariatit Has it dhe kryetarit bashkisë adem lala,te cilet kishin pjesen e tyre te fitimit, anonim ju lutem