Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet penale për sekretaren e përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Gelardina Prodani si dhe për drejtoreshën e Administratës Publike, Albana Koçiu.
Burime të Politiko.al bëjnë të ditur se hetimi ndaj tyre ka nisur me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk janë zbatuar vendimet e formës së prerë të dhëna nga gjykatat.
Pritet të thirret të dëshmoj në lidhje me këtë çështje edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj,
Prokurori Avni Kraja në prokurorin e rrethit Gjyqësor Tiranë bazuar në neni 280, 281 i Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 248 të Kodit 320,320/a, 321 të Kodit Penal ka filluar ndjekjen penale për shpërdorim detyre, për pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës. Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës të zyrtarëve të lartë si vijon:
-Gelardina Prodani, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë,
-Albana Koçiu, drejtor i Departamentit te Administratës Publike
Bazuar në ligjin nr.152/2013 "Për nëpunësin", i ndryshuar, vendimet gjyqësore të formës së prerë për rikthimin e nëpunësve civilë në detyrë zbatohen menjëherë nga njësia përgjegjëse.
Sipas prokurorisë, Albana Koçiu nuk i njeh dhe nuk i zbaton vendimet e gjykatës të formës se prere e vërteton PROCESVERBAL i Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Tiranë, më 11.04.2018, ora 09:00, ku Albana Kociu deklaron:
Nuk kemi një shifër të saktë se sa rëndojnë këto vendime ende të pazbatuara. Aktualisht që flasim janë 145 vendime gjyqësore të pazbatuara, për të cilat jemi duke marrë masa t’i adresojmë dhe t’i zbatojmë në respektim të Kushtetutës.
Albana Kociu po shpërdoron detyrën me vendimet e formës së prerë të pazbatuara që shkaktojnë dëme shtetit miliona leke në muaj, ndërkohë që Departamenti i Administratës Publike bën konkurse dhe marrin në punë të tjerë persona duke paguar për të njëjtin vend pune dy punonjës.
Nga llogaritja e dëmit financiar që vazhdon të shkakton çdo muaj buxhetit të shtetit mos ekzekutimi i vendimeve, është një dëm financiar që shkon në disa qindra milion leke në muaj dhe që ngarkon me përgjegjësi Drejtorin e DAP Albana Kociu dhe Gelardina Prodani, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për dhjetëra vendime gjykate të formës së prere të pazbatuara nga ana e Ministrisë së Financave,
Marrë me shkurtime nga politiko.al