Janë zbuluar detaje të reja për laboratorin e drogës në Has. Gazetarja Klodiana Lala, raportoi për News24 dhe Balkanweb se porositësi i lëndën narkotike të laboratorit të Hasit, ishte grupi i Avdylajve, apo të njohur ndryshe si të fortët e Shijakut.
Nga të dhënat e para, dyshohet se Lul Berisha ka marrë përsipër trafikun e drogës. Sasia e drogës, e cila do të bëhej gati në laboratorin e Hasit kishte si destinacion final tregun e Gjermanisë.