"Volvo 4" është emri i mega-operacionit të drejtuar nga Prokuroria për Krime të Rënda, i shtrirë në 12 qytete në Shqipëri nga Hasi deri në Sarandë, që është finalizuar deri më tani me goditjen e 4 grupeve kriminale.
27 persona u arrestuan ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim në aksionet që angazhuan rreth 1500 forca të policisë, dhe u kryen rreth 100 kontrolle banesash.
Një grup të arrestuarish lidhen me laboratorin e përpunimit të heroinës që u zbulua në fshatin Brenog të Hasit. Grupi i dytë është ai që vepronte në fushën e trafikut të drogës në Shijak në disa qytete të ndryshme. Ndërkohë, ky mega-operacion zbuloi se në veprimtarinë kriminale të këtyre grupeve të organizuara ishin të përfshirë edhe punonjës të policisë së Shtetit, tre prej të cilëve kanë rënë në pranga.
Laboratori i heroinës në Has
Në një konferencë për përbashkët me drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se në laboratorin e heroinës në Has u sekuestruan 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Dosja për këtë çështje duket e kopsitur, pasi kryepolici Veliu tha se janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.
"Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike, i cili ra në pranga së bashku me 4 persona të tjerë, Vehbi Berushi, 57 vjeç, Flamur Çela, 48 vjeç, Xhevit Shuti, 48 vjeç dhe Anila Shuti, 42 vjeç.
Për këtë rast, u shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.
Grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve në Shqipëri
Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:
1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 persona: M.Z., dhe P.S.
Policët në pranga
Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:
1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
2. Jasin Abdul, nga Saranda;
3. Bledar Koçi, nga Lushnja.
Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Sekuestrimet
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.