Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit për laboratorin e drogës në Has

Hënë, 22 October 2018 13:50

Prokuroria e Kukësit ka vendosur masën sigurisë “Arrest me burg” për 5 të ndaluarit për laboratorin e heroinës në Brenoga të Hasit.

Të arrestuarit mbërritën në orën 12 në Gjykatën e Shkallës së parë të Kukësit nën masa sigurie.

Caktimi i masës e vendosi gjyqtari Rexhep Karaj. Prokurori i çështjes, Etmond Karriqi ka kërkuar arrest me burg për të pestë të ndaluarit e këtij rasti, të cilët akuzohen për posedim dhe përpunime e trafikim të lendeve narkotike në bashkëpunim bazuar ne nenin 283/25 i kodit penal.

Ndërsa mbrojta e tyre është marrë përsipër nga avokatët Aurora Guska e Domenika Gjergji.

Për momentin mbi pese të ndaluarit rëndon vetëm akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe se nuk ka ndonjë person të dyshuar si organizator. Ka qenë informacion operativ për laboratorin dhe është kryer ndërhyrja. Burimet thanë se sot do kërkohet arrest në burg për të 5 të arrestuarit.

Sipas burimeve të ndaluarit kanë thënë se nuk dinin përse do përdoreshin kazanët dhe pajisjet e tjera dhe se nuk kanë treguar emrat e personave që u kanë thënë ti siguronin këto pajisje dhe që ti ruanin ato.

Ndërkohë tha se nëse nga operacionet që po zhvillohen në gjithë vendin do të mund të sigurohen prova që e lidhin me laboratorin në Kukës, atëherë mund të kalojë për kompetence tek Krimet e Rënda, nëse nuk gjendet lidhje ka shumë gjasa të mbetet çështja në Kukës.

Personat që janë arrestuar deri tani për laboratorin e drogës:

1-Vehbi Barushi

2-Xhevit Shuti

3-Anila Shuti

4-Mustafe Shuti

5-Flamur Çela

6-Shtetasi turk

Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti si edhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në përpunim, aceton etj.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe një sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo bazë për krijimin e heroinës.

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë.

Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durrës me destinacion final vendet e Evropës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...