I arrestuar pak para pak ditësh dhe i mbajtur i fshehur nga policia, Altin Isarai është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Altin Isarai është vëllai i drejtorit aktual të transportit rrugor shqiptar, Arben Isaraj, i cili ka qenë edhe deputet i PS.
Altin Isaraj u arrestua nga policia e kryeqytetit gjatë operacionit të arrestimeve të fundjavës.
47-vjeçari është arrestuar për 'trafikim të armëve dhe municioneve" dhe shpërndarje të lëndëve narkotike'.
'Më datë 20.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I. vjeç 47, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 283/1 e 278/1 të Kodit Penal', informoi shkurt policia e Tiranës.
Policia reagoi vetëm pas denoncimit të gazetari Basir Çollaku i cili shkruajti se policia po e mban të fshehur, me qëllim që Gjykata më pas të vendose vetëm detyrim paraqitje për të.
Lihet në burg vëllai i ish-deputetit të PS