Hetim për tregun spitalor – Autoriteti i Konkurrencës: Dyshime te shërbimi i dializës

Hënë, 22 October 2018 17:06

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim të përgjithshëm në tregun e shërbimeve spitalor në Shqipëri. Pikënisja e hetimit ka qenë një studim i vetë sekretariatit të Autoritetit të Konkurrencës.

Në lidhje më çështjen e konkurrencës nëpërmjet sistemeve të referimit dhe ofrimit të Shërbimeve, studimi konstatoi se Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor financon katër paketa shërbimesh; paketën e shërbimit të dializës, paketën e shërbimit të kardiologjisë, paketat e shërbimit të transplantit të veshkës dhe paketën e shërbimit të implantit koklear.

Përfituesi më të mëdhenj të fondeve buxhetore janë QSUT dhe Spitali Amerikan. Të dy këta ofrues ofrojnë të njëjtat shërbime, por referuar numrit të rasteve të trajtuara vihet re qartë që Spitali Amerikan është i orientuar drejt shërbimit të dializës, kurse QSUT drejt shërbimeve të kontrollit të zemrës. Shërbimi i transplantit të veshkës është ofruar vetëm nga Spitali Amerikan.

Në lidhje me çështjen e fundit që ka të bëjë me vlerësimin e përqendrimeve të tregut, apo marrëveshjet mes spitaleve privatë, rezulton se Spitali Amerikan është përfituesi i 15% të shoqërisë DiaVita, shoqëri e kontraktuar në shërbimin e dializës nëpërmjet kontratës së koncesionit. Autoriteti i Konkurrencës gjykon që pjesa e madhe e tregut në shërbimin e dializës së Spitalit Amerikan mund të jetë e influencuar nga struktura aksionare mes dy shoqërive dhe niveli i ndikimit të kësaj mbivendosje aksionesh kërkon një analizë të mëtejshme të kontratës së koncesionit dhe impaktit në treg të saj.

Në tërësi, Autoriteti ka arritur në konkluzionin se çështjet e rritjes së cilësisë së shërbimit dhe eficencës ekonomike në tregun e shërbimeve spitalore kanë nevojë për një trajtim më të thelluar dhe më gjithëpërfshirës. Rezultatet e hetimit do të paraqiten në Komisionin e Konkurrencës brenda marsit të vitit 2019.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...