Ditën e sotme Gjykata e Kukësit dha masën e sigurisë për 5 të arrestuarit pas zbulimit të laboratorit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit pak ditë më parë.
Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për Xhevit Shutin, Flamur Çelën, Vehbi Barushin ndërsa “arrest shtëpie” për Mustafë Shutin, “detyrim paraqitje” për Anila Shutin.
Prokurori i çështjes, Etmond Karriqi kërkoi ‘arrest me burg’ për të 5 të ndaluarit e këtij rasti, të cilët akuzohen për posedim, përpunim e trafikim të lendeve narkotike në bashkëpunim.
Në Laboratorin e Hasit u sekuestruan nga policia 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.