Shoqëritë e Basteve letër qeverisë: Jo mbyllje të menjëhershme të aktivitetit

Hënë, 22 October 2018 17:30

Shoqëritë e Basteve Sportive, përmes një letre të përbashkët dërguar institucioneve kryesore hartuese dhe zbatuese të pr.ligjit të Lojërave të Fatit, kanë bërë thirrje për të rishikuar mbylljen e tyre vitin e ardhshëm. Sipas letrës, këto subjekte shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, për të ndryshuar disa elemente të aktivitetit të tyre, që të jenë në përputhje me ligjin. Sipas tyre, janë 15 mijë familje që preken nga mbyllja e menjëhershme e aktivitetit të tyre. “Jemi ende në fazën që mund të gjejmë një gjuhe të përbashkët, pa arritur te betejat e ashpra. Por, në momentin që s’do të kemi zgjidhje, do ta çojmë çështjen tonë në Gjykatë”- deklaruan disa nga subjektet e këtij sektori.

Sipas letrës, TopStart, ITSGA, Lottosport, në vijim të përpjekjeve të tyre për të kapërcyer ngërçin e krijuar nga projektligji që synon mbylljen e menjëhershme të aktivitetit të tyre në 31.12.2018, shprehin publikisht gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse për të arritur së bashku:

1- Respektimin e plotë dhe të menjëhershëm të Ligjit të Lojërave të Fatit në kategorinë e basteve sportive.

2- Reduktimin me 50% te numrit te pikave sekondare brenda vitit 2019 dhe një reduktim konstant në vitet pasardhëse.

3- Zbatimin e distancave deri 100 m nga institucionet arsimore dhe fetare.

4- Heqjen e reklamave në Media

5- Pastrimin e fasadave dhe vetratave të dyqaneve nga elementët e Basteve Sportive.
6- Zvogëlimi i përmasave të reklamave identifikuese të dyqaneve në një madhësi jo me shumë se “1.2 M2” brenda vitit

7- Kalimin në SQMO (monitorimin online të aktivitetit të basteve sportive), me qëllim monitorimin e xhiros dhe të ardhurave direkt nga organet shtetërore.

8- Kontributin për identifikimin dhe trajtimin e personave që kanë varësi nga bixhozi dhe bashkëpunim të ngushtë me AMLF për të eliminuar praninë e tyre fizike në pikat e basteve.

9- Realizimin, në bashkëpunim më instancat shtetërore, e një studimi kombëtar për pjesëmarrjen, efektet financiare dhe pasojat negative të pjesëmarrjes së shqiptarëve në bastet sportive, nga i cili do të dalin konkluzione më efikase për trajtimin institucional të këtij fenomeni.

“Ne besojmë se, nëpërmjet realizimit të këtyre objektivave, do të përputhen synimet Qeverisë për të reduktuar këtë aktivitet dhe, të njëjtën kohë, do të mbrohen interesat bizneseve të këtij sektori dhe të të punësuarve të shumtë në to.”- përmbyllet letra.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...