Pakistani dhe Rusia filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake vjetore për të rritur bashkëpunimin kundër terrorizmit në përgjigje të kërcënimit në rritje të Shtetit Islamik që vjen nga Afganistani fqinj.
Zyrtarët thonë se stërvitjet e koduara me emrin "Druzhba-III" filluan të hënën në Qendrën Kombëtare Kundër Terrorizmit në qytetin malor Pabbi, ku është selia e njësisë komando të ushtrisë pakistaneze, Grupi i Shërbimeve Speciale.
Zëdhënësi kryesor i ushtrisë pakistaneze tha se kjo është stërvitja e tretë e bashkëpunimit dypalësh të trajnimit Pakistan-Rusi.
Zyrtarët ushtarakë rusë thanë se gjatë stërvitjes dy javëshe më shumë se 70 trupa komando ruse dhe homologët e tyre pakistanezë do të ndërmarrin veprime të përbashkëta në një lartësi prej 1400 metrash.