Arben Isaraj, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nuk do të jetë më në krye të këtij institucioni. Përmes një letre drejtuar ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Isaraj ka shpjeguar edhe arsyen e dorëheqjes nga pozicioni i drejtorit të DPTRR-së. Lënia e detyrës ka ardhur për shkak të ndalimit të vëllait të Isaraj, i cili është ndaluar nga Policia për dy vepra penale.