Në drejtim të korrupsionit, Shqipëria mban vendin e 77-të në botë, ndër 140 ekonomi të globit, thotë Forumi Ekonomik Botëror, në raportin e konkurrueshmërisë globale 2018. Kjo është hera e parë që korrupsioni përfshihet ndër nën-indikatorët, ndërkohë që vitet e mëparshme ka qenë i përfshirë në mënyra të tjera.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit ndërkohë, Shqipëria është më mirë vetëm se Maqedonia, e renditur e 91-ta në botë. Ndërkohë me pikë të njëjta me vendin tonën është Bosnje Hercegovina, 38 pikë dhe në pozicionin e 77-të në botë ndër 140 ekonomi. Serbia dhe Mali i zi janë bindshëm më mirë se ne.
Në drejtim të korrupsionit, vendi me performancën më të mirë në glob vlerësohet të jetë Zelanda e Re. Një tjetër nën-indikator i ri që ka hyrë në raportin e konkurrueshmërisë globale këtë vit është edhe a i fortësisë së audituesve si dhe standardeve të raportimit. Në këtë drejtim, Shqipëria renditet në vendin e 78-të në botë ndër 140 ekonomi, duke na vendosur në pozita aspak të favorshme në krahasim me të tjerët, e sidomos me vendet europiane.