Numri i aksidenteve gjatë muajit shtator ka pësuar një ulje me 9.3%. Shqetësues mbetet fakti që numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-35 vjeç edhe pse me tendencë në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në bazë të qyteteve, Tirana mban numrin më të lartë të aksidenteve e ndjekur nga Vlora, Lezha dhe Korça. Fieri është qyteti që ka pasur numrin më të lartë të viktimave gjatë shtatorit.
Edhe pse ka pësuar një ulje të numrit të aksidenteve, numri i të rinjve përfshirë në to mbajnë peshën kryesore.
Sipas të dhënave të INSTAT, grupmosha 25-35 vjeç zënë 28,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej por gjithsesi janë 16,7 % më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë shtatorit, janë drejtuesit e mjetit në moshë 35-45 vjeç që kanë regjistruar më shumë incidente me makina në rrugë.
Sjellja e gabuar e këmbësorëve është një nga shkaqet kryesore të ndodhjes së aksidenteve.
Kryeqyteti ka numrin më të lartë të aksidenteve, ku vetëm në një muaj numërohen 70, e ndjekur nga Vlora Lezha e Korça.
Fieri është qyteti me numrin më të lartë të viktimave, ku vetëm gjatë shtatorit numërohen 3 viktima.
Në muajin shtator 2018 numërohen 156 aksidente rrugore nga 172 aksidente të ndodhur në shtator 2017, duke u ulur me 9.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet sipas qyteteve
Tirana 70
Vlora 15
Lezha 14
Korça 13