“Fatjoni jam, doja të të uroja”, zbardhet përgjimi që çoi në burg ish-deputetin e PS-së

Hënë, 22 October 2018 20:28

Një ditë më parë u arrestua nga policia ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko. Ky i fundit ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe arrestimi i tij vjen pas kërkesës së Gjykatës së Krimeve të Rënda.  Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda që çoi në burg Arben Çukon.  “Report Tv” ka publikuar vendin e gjykatës  dhe sipas hetuesve gjithçka ka nisur në burgun e Burrelit ku i arrestuari si vrasës me pagesë, Olsi Karagjozi, ka takuar fillimisht Denis Llaftiun. 

Ky i fundit ka qenë shoferi i Çukos. Karagjozi i ka bërë kërkesë Llaftiut të ndërhyjë me lidhjet e tij tek Drejtori i Përgjithshëm që ky i fundit ta transferojë. Fill pas kësaj porosie Denis Llaftiu takon shoferin e Çukos, shtetasin me emrin Qerim Musha. E kjo marrëveshje mes Llaftiut dhe shoferit të Çukos do të kryhej kundrejt përfitimit 3 mijë euro dhe një automjeti.

Biseda telefonike e përgjuar: 

-Alo drejtor përshëndetje, Fatjoni jam.

– Kush Fatjon o burrë?

– Fatjoni jam, drejtori Burrelit.

– Hë Fatjon, më thuaj.

– Nuk kemi ndonjë problem, situata e përgjithshme është e qetë, a mundet të vi nesër të bisedoj për nja dy çështje të vogla? 

– Nuk e di a mi thua dot në telefon…?

– T’i them edhe në telefon por doja të vija të takoja e të uroja. Mirë drejtor doja të flisja edhe për këtë, për një transferim të një të paraburgosuri që të kishim bisedu.

– Ca është?

– Është ky Karagjozi…

– Me këtë lojë. Ata që më kanë ndërhyrë mua më duket se më kanë bërë pisllëqe.

– Mirë, prit ta vërtetoj unë… 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...